Aksidentohet aktori i njohur kosovar

Sot në mesditë, aktori i njohur Muhamed Arifi është përfshirë në një aksident trafiku.

Ngjarja ka ndodhur në një prej akseve më të frekuentuara të kryeqytetit.

Prive.al ka publikuar një fotografi të aktorit të serialit “Fara e flliqt” teksa pret policinë pas aksidentit që ka shkaktuar pak trafik.

Fatmirësisht, aksidenti ka qenë pa pasoja dhe vetëm me dëme të lehta materiale në veturat e përfshira në këtë ndeshje.