Aksion i Policisë së Kosovës në një restorant në Podujevë, arrestohet Besim Hajdari “Ciprra”

Policia e Kosovës sot ka ndërmarr një aksion në Podujevë.

Në këtë aksion është arrestuar i dyshuari, Besim Hajdari i njohur me nofkën “Ciprra”, mëson Indeksoline përmes burimeve.

“Ciprra” është i dyshuar për pla.gosjen e një personit në Podujevë.

IndeksOnline kishte raportuar ekskluzivisht detaje mbi këtë ngjarje, e cila ndodhi rreth orës 20:00, saktësisht në rrugën “Zahir Pajaziti”, ku i dyshuari u për.lesh edhe me policinë, por fatmirësisht nuk u lëndua asnjë zyrtar policor.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, ai ka qenë në arrati.

Ai po ashtu ka qenë në kërkim edhe për një pl.agosje tjetër.

“Ciprra” i ka 60 vepra penale në Policinë e Kosovës.

Indeksonline ka siguruar pamje nga aksioni, ku shihet numër i madh i Policëve.