Aktores së njohur i vdes djali në moshë të re

Një tragjedi ka ndodhur në familjen e aktores së njohur turke, Hymejra Akbaj.

Aktorja ka humbur djalin e saj në moshën 47-vjeçare.

Aktorja e ka gjetur djalin e saj pa jetë në apartamentin e tij. Djali i aktores, Sadik ka ndërruar jetë për shkak të një sulmi në zemër.

Lajmin e hidhur e ka dhënë një mik i aktores përmes një statusi në rrjetet sociale.

“Zoti i dhëntë durim. Hymejra ka humbur djalin e saj, 47 vjeç Sadik Bigat. Ajo shkoi në shtëpinë e tij pasi kishte dy ditë që nuk po lidhej me të, ku më pas gjeti dhe trupin e pajetë të tij”, shkruan miku i aktores.

Hymejra u fotografua gjatë varrimit të të birit teksa shoqërohej nga të afërmit.

Aktorja dukej në një gjendje të rëndë pas ngjarjes tronditëse.

Kujtojmë që Hymejra është shumë e njohur për publikun shqiptar me rolin e saj si halla Maide, në serialin “Fate të kryqëzuara”.