Aktori i njohur e surprizon mamanë e tij me një shtëpi të re: Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të të bëj ty të lumtur!

Aktori Dwayne Johnson ose ndryshe i njohur me emrin e tij artistik “The Rock” e befasoi nënën e tij, me një shtëpi krejt të re, teksa ka zbuluar në një seri videosh që tregojnë reagimin e të ëmës.

“Kur isha djalë i vogël, e urreja kur nëna ime qante”, shkroi Johnson, “Këto ditë, me kënaqësi do t’i marr lotët e gëzimit, e befasova mamin dhe i bleva një shtëpi të re.

Johnson shpjegoi se atij dhe ekipit të projektimit iu deshën tetë javë për ta mobiluar shtëpinë plotësisht përpara se t’ia tregonin Ata-s.

“Gjithçka që ajo pa ishte krejt e re dhe një surprizë totale,” ndau ai “Unë kam qenë mjaftueshëm me fat që i kam blerë disa shtëpi gjatë viteve, por kjo është e veçantë pasi më ka thënë vazhdimisht gjatë këtyre viteve të fundit, pas një jete udhëtimi, dua që kjo shtëpi të jetë e fundit, kjo është ëndrra ime, mami, nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të të bëj të lumtur – mirë se erdhe në shtëpi.”