Aktori i “Portokallisë e konfirmon: Jam prekur nga Covid-19

Aktori i njohur i ‘Portokallisë’, Florjan Binaj, e ka konfirmuar lajmin se, pas testimit, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Disa portale kanë mësuar se aktori i humorit mund të jetë prekur nga Covid-19, por është vetë Flori që konfirmon pas testimit që ka bërë për virusin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka treguar se është asimptomatik, por është izoluar dhe duhet të mungojë në javët e fundit të ‘Portokallisë’.

Postimi i plotë:

Jam aq pozitiv si tip saqë dola pozitiv edhe me covid-19!

Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas një testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19. U vetizolova që para testimit dhe do qëndroj në izolim, si gjithë të tjerët, deri nē pērfundim të krantinës. Fatmirësisht, nuk kam asnjë simptomë dhe asnjë shqetësim dhe gëzoj shëndet të plotë. Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janē të gatshëm të shkruajnë çdo gjë.

Mē vjen keq që do mungoj këto dy javët e fundit të sezonit të Portokallisë, por skam ç’bëj…

Dhe për të gjithë ata që më pyesin: ku e more?-i them, e mora në Gjermani, por km i ka origjinale të vetat.

Shëndet të gjithëve!

https://www.instagram.com/p/CBlU-s3Fw5G