Aktori shqiptar del vullnetar: Më merrni si shofer ambulance apo blerës e shpërndarës ushqimesh për pensionistët!

Aktori i njohur, Gent Hazizi ndërsa poston foton e patentës në rrjete sociale ka dalë vullnetar për të marrë pjesë në këtë luftë ndaj koronavirusit.

Ai thotë se mund të shërbejë si shofer ambulance, shpërndarës ushqimesh, apo t’u bëjë pazarin pensionistëve të njësisë 5 në atë orar që lejohet.

Ja postimi i plotë i Hazizit:

“Me kete foto te patentes sime po i drejtohem Autoriteteve!Kam 16 dite i mbyllur ne shtepi dhe baba i 3 femijeve.

Jane mobilizuar ne kete lufte e po sakrifikojne shume prej nesh e Mirnjohje per te gjithe Ata qe jane ne vijen e pare!Une nuk jam i afte as si infermier e as si mjek por jam i afte te ngas makinen.

Dua te ofrohem vullnetar qofte si shofer ose per çdo lloj pune tjeter ne shperndarje ushqimesh ose dhe per ti bere pazarin pensionisteve tek njesia 5 ne ate ore leje qe do kemi nga e hena!

Nuk do surprizohesha aspak sikur te me merrte Kryeministri, Kryetari i Bashkise apo Ministrja e Shendetsise ne telefon e te me thoshte: Artisto bravo,nlufte jena por Ti na duhesh qe trrish mshpi e kshu ke bo detyren tate!

Sinqerisht do surprizohesha e do e falenderoja nese dikush me mer e me thote: Artisto kena pune per ty si shofer ambulance, duhet te shperndash keto ushqime ose bej pazar per pensionistet e njesise 5 se vetem 1 ore leje ke! Vullnetarisht do e beja pa asnje pagese!”