Aktorja Ismajli qanë si fëmijë: Këta politikanë nuk janë në tokë të bukës

Aktorja Anisa Ismajli po i përjeton rëndë mosmarrëveshjet e politikës për menaxhimin e krizës me coronavirusin.

Ajo përmes një video dërguar në portalin KultPlus, e ku flet gjatë gjithë kohës duke qajtur, thotë se nuk e kupton politikën, se si po vepron kështu edhe në këto momente kur nga vendimet e tyre varën jetët e 2 milionë njerëzve

“Kush na ka mallku deri në këtë masë. Kjo kastë politike nuk është në tokë të bukës.

Po do me më dalë zemra prej vendit”, thotë aktorja Anisa Ismajli, derisa mesazhin e saj e ka të shoqëruar me lotë.

https://www.facebook.com/kultpluscom/videos/888650598252375/?v=888650598252375