Aktorja e njohur turke Melisa Pamuk ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin e saj, futbollistin Yusuf Yazici.
Ajo në profilin e saj në Instagram ka postuar një sërë fotosh nga Milano ku shihet barku i saj shtatzënë.
Në maj të këtij viti, Melissa u martua me lojtarin e kombëtares turke që luan për klubin francez Lille.
Aktorja e njohur i ka habitur të gjithë duke ndryshuar mbiemrin në profilin e saj zyrtar në Instagram.
Melisa Aslı Pamuk e filloi karrierën e saj të aktrimit në moshën 13-vjeçare me një film në Holandë. Pamuk ishte Miss Turqia në konkursin e Miss Turqisë të mbajtur në vitin 2011.
Më pas vendosi të aktrojë dhe njihet më shumë për rolin e Aslisë në serialin “Kara sevda”.
Shiko foton: