Alarm për teprimin e kafes, studimi amerikan thotë…

Sipas një studimi të drejtuar nga Laura Juliano e “American University” pirja e disa kafeve në ditë dëmton shëndetin.

“Kjo mund të jetë diçka që nënvlerësohet, por që shpesh çon në një varësi të vërtetë.

Shumë persona mund ta konsumojnë kafenë dhe nuk ju shkakton asgjë, por për disa të tjerë krijon varësi fizike, por edhe mendore”, shprehet Juliano.

Sipas saj personat e shëndetshëm në moshë madhore nuk duhet të konsumojnë më shumë se 400 mg kafeinë në ditë, ndërsa femrat shtatzënë jo më shumë se 200 mg, ndërsa personat që vuajnë nga ankthi, pagjumësia dhe problemet tjera duhet ta reduktojnë në mënyrë të ndjeshme pirjen e saj.

Të gjithë ata që konsumojnë shumë kafe në ditë duhet të dinë efektet anësore që sjell përqindja e kafeinës në trupin e tyre. Kujdes mos e teproni me kafen!