Web Analytics
BallinaSHOWBIZAlaudin Hamiti zbulon se kur do të nis “Big Brother VIP Kosova”

Alaudin Hamiti zbulon se kur do të nis “Big Brother VIP Kosova”

Këtë të mërkurë, në Podcast Lifestyle me Gonxhen, i ftuar ishte personazhi më i përfolur i kohëve të fundit në vend, prezantuesi i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti.

Ai, për dëgjuesit e Klan Kosova FM, ka bërë të ditur se angazhimet për ta sjellë për herë të parë dhe ekskluzivisht këtë projekt televiziv në vendin tonë kanë nisur që nga tetori i vitit të kaluar.

Ndërsa në muajin e ardhshëm dyert e shtëpisë më të madhe në vend do të hapen për banorët VIP.

Që nga koha kur është bërë e ditur që ky show televiziv po zbarkon në Klan Kosova, publiku ka filluar të aludojë për disa nga personazhet publike, të cilët do t’i futen garës për çmimin e madh prej 200.000 euro.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit