Alban Ramosaj në “Big Brother Vip Kosova”?  

Alban Ramosaj nuk heziton të përgjigjet me nota ironie kur e pyesin nëse do të bëhej pjesë e një formati si “Big Brother Vip.”

Ai ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram ku mes të tjerash dikush e ka pyetur nëse do yë bëhej pjesë e “Big Brother Vip Kosova”, duke qenë se në Shqipëri ka shprehur se nuk do të hynte.

“Meqë nuk do të hysh në BBV në Shqipëri, do të shkojë në BBV Kosova?”– pyet ndjeksi.

Alban Ramosaj e nis përgjigjen e tij i prerë teksa shkruan, “asnjërën” por më tej ai sjell idenë e një formati, reality-show, ku do të bënte pjesë padyshim, madje ai shpreh se do të paguante për t’u bërë pjesë, kështu ai thekson se ky format duhet të ketë kulturë dhe individë të ndritur që të mos degradojë në toksicitet.

“Asnjërën. Në rast se do të ishte një format i cili konsiston në udhëtimin nëpër botë, ekspozim në ambiente të ndryshme të natyrës së egër, edukim mbi mbijetesë (pse jo argëtim), kulturë, dialogje me individual të ndritur e që kanë dy tre fjalë për të thënë, të cilat shërbejnë që kolektivi jonë të rritet para dhe me jo të degradojë pas me toksicitet, atëhere po. Madje s’do doja as të paguhesha- do paguaja unë. Por ky është mendimi im, ë? Tani që po e mendoj, ko nuk e patenoj ti ide.”– shkruan Albani.