Web Analytics
BallinaSHOWBIZAlbërije Hadërgjonaj ‘pa doreza’: E lashë burrin sepse më tradhtonte!

Albërije Hadërgjonaj ‘pa doreza’: E lashë burrin sepse më tradhtonte!

Në programin “Zemër Luana” është e ftuar Albërije Hadërgjonaj.

Ajo ka qenë duke luajtur në sfidën “Shqipet thonë” ku pjesë e lojës ishte pyetja:

“Pse dështojnë marrëdhëniet në çift?”

Edhe Albërija thekson se një ndër arsyet është tradhtia por jo vetëm kaq pasi ajo bëri edhe një moment.

“E kam lënë timin (ish-bashkëshortin) sepse më ka tradhtuar, ndaj e sigurt është fjala “tradhti”.

Më herët, Albërija ka folur më shumë rreth Beatrix Ramosaj, mbesës së saj.

Sipas saj, komentet në rrjetet sociale kanë ndikuar mjaft negativisht dhe e kanë bërë Trixën të kalojë momente të vështira, Albërija ka përfituar nga rasti të japë mesazhin e saj në lidhje me këtë temë.

“E vërteta e gjithë kësaj situate të pakëndshme, është se njerëzit asnjëherë nuk ulen të mendojnë një situatë të dikujt tjetër.

Një vajzë si Beatrix është shumë e brishtë, disa vajza dhe djem i përjetojnë pak më ndryshe situatat.

Trixa është një vajzë shumë e çiltër, e keni parë të gjithë, është një vajzë e padjallëzuar dhe e përjetoi shumë, sepse përveçse na bombarduan të gjithëve, u bullizuam të gjithë në rastin e Beatrixit, unë nuk e kam kuptuar se ishte një gjë që nuk ishte asgjë, thjesht vërshimet e atyre njerëzve me ato komente negtive e kanë bërë të kalojë momente të vështira.

Bullizimi online është më i dëmshëm se ai përballë, është shumë herë më i rëndë.

Beatrix është shumë e butë dhe shumë delikate në çdo vendim, por një super talent, një vajzë bukuroshe dhe për këtë duhet vlerësuar dhe jo t’ia humbasësh të gjitha vlerat tjetrit”– u shpreh ajo./Iconstyle/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit