Albin Kurti shkarkon Shkëlzen Gashin

Albin Kurti e ka shkarkuar Shkëlzen Gashin.

Këtë e ka bërë të ditur me një status në FB.

Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi.

Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë.

Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim.

E falenderoj për kontributin e dhënë.

E çmoj për mendimin kritik.

Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë.

Nga kjo vështirësi kam mësuar”, ka shkruar Kurti.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/857521228081096