Web Analytics
BallinaAlbulena Haxhiu: Ose bëjmë koalicion me LDK’në, ose shkojmë në zgjedhje

Albulena Haxhiu: Ose bëjmë koalicion me LDK’në, ose shkojmë në zgjedhje

Nënkryetarja e VV’së, Albulena Haxhiu, ka thënë se nëse nuk arrijnë të bëjnë koalicion me LDK’në, atëherë detyrohen të shkojnë në zgjedhje.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Haxhiu ka pranuar se i është bërë ofertë e re LDK’së, duke mos komentuar më shumë.

Mirëpo, ajo e lë fajtore LDK’në për situatën e krijuar, pasi që sipas saj si parti kanë pasur kërkesa të shumëta.

“Ne kemi nisur përpjekjet tona para 100 ditësh.

Kemi bërë gjithçka për ta mundësuar koalicionin me LDK-në.

Madje kemi bërë edhe shumë kompromise vetëm për ta mundësuar dhe për ta jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit.

Përkushtimin qe e kemi pasur në fillim vazhdojmë ta kemi sërish.

Konsiderojmë që me 6 tetor qytetarët na kanë dërguar mesazh të qartë si parti fitues me Albin Kurtin kryeministër.

Kemi pasur disa pengesa për këtë koalicion për shkak të kërkesave të LDK-së së pari për përfshirje të presidentit e pastaj pas 26 dhjetorit të zgjedhjes së kryeparlamentarit.

Ne kemi bërë një ofertë për LDK-në, presim që ata ta mbledhin Këshillin drejtues për ta shqyrtuar propozimin tonë për të dhënë përgjigje në raport me propozimin.

Për hir të këtij koalicioni ne nuk mund ta themi se cili është propozimi jonë”, thotë ajo.

Në fund, Haxhiu ka thënë se kanë vija të kuqe me partitë e PAN’it, dhe se qeverinë do ta formonin vetëm me LDK’në dhe partitë e minoriteteve. Sipas saj, nëse kjo gjë nuk bëhet, vendi detyrohet të shkojë në zgjedhje.

“Ne kemi përkushtim ë madh për këtë koalicion siç kemi thënë e vepruar.

Shpresoj që LDK do ta pranon ofertën tonë në mënyrë që ti hapet rrugë krijimit të qeverisë së Republikës së Kosovës.

Partner tjetër nuk do të kemi, përveç bashkëpunimit me partitë e minoriteteve.

Sa i përket PAN tash parti të ndara ne nuk do të kemi bashkëpunim, pra alternativa e dytë janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, që për Vetëvendosjen nuk janë të pranueshme pasi vendi po kalon në situata problematike.

Nëse shkojmë të ky version, jemi të detyruar ta bëjmë një gjë të tillë”, përfundoi ajo.

Rrjetet Sociale

630,252FansaPëlqeje
28,212NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit