Web Analytics
BallinaLAJMEAlbulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Gruas së Vetëvendosjes

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Gruas së Vetëvendosjes

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është zgjedhur kryetare e organizatës Gratë për Vetëvendosje.

Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se, zgjedhja ime nga vota juaj, si Kryetare e Gruas në Vetëvendosje, si bartëse e kauzës për gratë, të drejtat dhe liritë e saj, është përgjegjësi dhe nder për të cilën jam e bindur që do shënojmë arritje të reja.

“Me gratë e qyteteve e fshatrave, me profesione nga më të ndryshmet, me vullnetin e tyre për vetëvendosje, do të jemi kudo dhe gjithandej duke i kontribuuar edhe më shumë, shoqërisë, lirisë e demokracisë”, ka shkruar Haxhiu.

Ministrja Haxhiu fitoi me 94.55 për qind të votave për, 2.81 ishin kundër dhe 2.64 abstenuan./Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit