3.3 C
Kosovo
E shtunë, Dhjetor 7, 2019
Ballina Aleksandar Vuçiq shtrihet në spital ka probleme me zemër

Aleksandar Vuçiq shtrihet në spital ka probleme me zemër

Aleksandar Vuçiq është presidenti aktual i Sebrisë.

Ai ndihet jo mirë me shendet.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është shtrirë të premten pasdite në spitalin Ushtarak në Beograd, për shkak të problemeve kardiovaskulare.

Mediat serbe, duke iu referuar Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, kanë thënë se dje, 15 nëntor, në orët e vona të pasdites, presidenti serb Aleksandar Vuçiq është shtrirë në Akademinë Mjekësore Ushtarake (VMA), për shkak të problemeve kardiovaskulare.

Suzana Vasiljeviq, këshilltare për media e presidentit, tha sot se “Shëndeti i presidentit është i qëndrueshëm, por ai do të vazhdojë të qëndroj në spitalin ushtarak”.

Deri më tani nuk ka pasur njoftime, se presidenti serb, Vuçiq ka probleme shëndetësore, por mediat lokale kanë raportuar më parë, se ai vuan nga tensioni i lartë.

608,993FansLike
29,781FollowersFollow
1,053FollowersFollow

TË FUNDIT

Merkel: Vendet e BE-së të bashkëpunojnë për ndryshimin e klimës

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të veprojnë së bashku kundër ndryshimit të klimës, nëse dëshirojnë të luajnë një rol kryesor në këtë çështje,...
web
analytics