Web Analytics
BallinaUncategorizedAleksia nuk i duron pyetjet për Romeon: Jeta ime...

Aleksia nuk i duron pyetjet për Romeon: Jeta ime…

Në emisionin “Hajde Flasim”, Aulona Musta kishte ftuar  Aleksia Peleshin, një gocë simpatike dhe mjaft e famshme në dy vitet e fundit, ajo në rrjete sociale identifikohet si e dashura e Romeo Veshaj, gjatë bisedës, Aleksia foli për projektet që po merret momentalisht, të cilat ishin të shumta.

“Më pëlqen të eksploroj pasione të ndryshme dhe nuk kam një ide të qartë se kush do jem në të ardhmen, por që jam e shpërndarë mes politikës, aktrimit, arteve, shkrimit dhe degës që po bëj”, u shpreh ajo.

E nuk kishte si t’i ikte edhe lidhjes së saj me aktorin e humorit Romeo Veshaj, si dhe arsyen pse e bëri këtë marrëdhënie publike.

“Ka qenë një veprim shumë i ngutur që ta bëja publike dhe të flisja aq me detaje për marrëdhënien time, unë jam person që më pëlqen të shprehem dhe nuk i fsheh emocionet e mija dhe nëse është nevoja i them para një Shqipërie të tërë, por që më mirë mos ta kisha bërë”, u shpreh ajo.

E ndër të tjera, moderatorja e programit u mundonte ta bente  që të flas “Po të mos e kishe bërë, unë nuk do të pyesja tani se pse nuk e ke më follow Romeon në “Instagram”, tha Aulona, Aleksia një herë e mirë e dha përgjigjen duke thënë se nuk flet më për atë temë dhe se jeta e saj nuk sillet rreth tij.

“Nuk flas më për këtë temë, sepse njerëzit mendojnë se jeta ime rrotullohet rreth tij, sa herë unë flas dy orë dhe flas dy minuta për të, njerëzit thonë ja, kjo vetëm për këtë di të flasë”, u shpreh Aleksia në lidhje me aktorin./Lajmi.net/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit