Almeda Abazi bëhet nënë për herë të dytë, zbulohet emri i vajzës

Almeda Abazi është bërë nënë për herë të dytë, lajmin e lindjes e shpërndau burri i saj Tolgahan, përmes një postimi në Instastory, shkruan Indeksonline.

Ai zbuloi edhe emrin e vajzës, të cilën e quajtën Alina.

“Bashkë me ty, përjetë dhe pa kushte u rrit një dashuri brenda meje, mirë se erdhe pranë nesh princeshë Alina na solle gëzim të gjithëve!”- shkruan Tolga.

Emri “Alina” është emër i krishterë vajzash me disa kuptime, Alina është forma e shkurtuar e emrit Adeline, por kuptimi i saj është një vajzë e lirë, ambicioze dhe shumë e fortë./Indeksonline/