Almeda Abazi ndan fotografinë më të bukur shtatzënë

Modelja me prejardhje nga Shqipëria është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe po duket çdo ditë e më e ëmbël.

Almeda e martuar me aktorin e mirënjohur turk, Tolgahan Sayisman janë në pritje të një vajze dhe lajmin e kanë bërë publik vetë ata, përmes rrjeteve sociale.

Modelja ndan herë pas here për fansat e saj imazhe nga përditshmëria dhe mesazhe e këshilla, tashmë lidhur me shtatzëninë.

Njësoj ka vepruar edhe sot, duke publikuar kështu imazhin më të ëmbël e më të bukur të kësaj periudhe, ku shihet shumë e lezetshme në muajin e 9-të.

“9 muaj shtatzënë.

Shumë e emocionuar…” ka shkruar ajo në mbikshkrimin e fotografisë./Kosovarja/