Almeda kujton ditët më të bukura të jetës së saj

Almeda Abazi, bukuroshja nga Shqipëria është emër mjaftë i popullarizuar.

Ajo është bashkëshortja e aktorit të famshëm turk Tolgahan Sayisman, i cili është personazh mjaftë i dashur për shqiptarët, shkruan “Kosovarja”.

Çifti kanë ndërtuar një lidhje dhe martesë të qëndrueshme dhe tani janë prindër të një djali, të cilin e quajnë Efehan.

Ata vazhdimisht ndajnë imazhe me të birin, ardhja në jetë e të cilit i ka bërë kaq të lumtur.

E momentet më të mira të jetës së Almedës, ishin pikërisht ato ditë kur në barkun e saj mbante një qenie kaq të mrekullueshme.

Bukuroshja përmes disa imazheve kujton çastet e lumtura të shtatëzënisë. Thjeshtë mahnitëse!

Kujtojmë se tash e sa kohë Almeda po zhvillon jetën dhe karrierën e saj në Turqi./Kosovarja/