Alvisa zbulon se po shantazhohet me video të saja për ta lënë “Përputhen”

Alvisa ka rrëfyer se ajo ka qenë duke u shantazhuar tash e disa kohë.

Në episodin e sotëm të “Përputhen”, konkurrentja e njohur, Alvisa ka zbuluar se ajo tash e disa kohë është duke u ndier nën presionin e dikujt.

Ajo tha se dikush posedon disa video të saja dhe po e shantazhon atë duke i thënë se nëse nuk lë emisionin atëherë do t`i publikohen videot.

Alvisa u përlot derisa fliste për ngjarjen dhe tha se nuk po mundet ta përballojë dot atë./Lajmi