Ambasada Amerikane në Shqipëri i bllokoi Instagram-in, sqarohet Stresi

Stresi nuk ka mundur të komunikojë me percjellesit e tij me mesazhe dhe për këtë ka një arsye.

Nëpërmjet një videoje në “Insta Story” ai është shprehur se Instagrami i tij është bllokuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri dhe se do të zhbllokohet me datë 12 të këtij muaji.

“Juve që më keni shkruar në Instragram, është e pamundur tu kthej përgjigje se ma kanë bllokuar deri me datë 12, Ambasada amerikane e Shqipërisë më ka bërë report për zonjën Kimete, Kim, nuk është problem.

Ju kërkoj ndjesë, deri me datë 12.06 nuk mundem që t’u përgjigjem”, ka thënë Stresi.