Ambasada e Gjermanisë me njoftim për terminet e vizave

Javët dhe ditët e fundit në Kosovë ka pasur rritje të madhe të rasteve të reja me coronavirus.

E si rezultat i kësaj situate, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka njoftuar se ka reduktuar numrin e terminëve për aplikim për viza.

“Për shkak të rritjes së numrit të Covid-it dhe variantit Omikron, i cili po përhapet edhe në Kosovë, përkohësisht numri i termineve që vihen në dispozicion çdo ditë për aplikime për viza është dashur të reduktohet ndjeshëm”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të bërë në faqen e ambasadës, thuhet se ekziston mundësia që edhe terminët e konfirmuar mund të anulohen apo shtyhen.

“ Nuk mund të përjashtohet mundësia që edhe terminet që janë rezervuar dhe konfirmuar tashmë mund të anulohen/shtyhen.

Nëse e keni rezervuar një termin, ju lutemi kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

Kujtojmë se dje në Kosovë janë konfirmuar 728 raste të reja me COVID-19. /Telegrafi/