Ambasada e Zvicrës ka një thirrje interesante për Kosovën

Ambasada e Zvicrës në Kosovë në Ditën Ndërkombëtare të Kafesë ka bërë thirrje të pini një makiato në Kosovë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kjo ambasadë ka shpërndarë një fotografi të kafesë, e pranë ishte një sheqer nga Zvicra enkas për Kosovën.

“Le të pimë një kafe, është Dita Ndërkombëtare e Kafesë!

A e dini se Zvicra është në mesin e pesë eksportuesve të kadesë më të mirë që nga viti 2009 falë industrisë së saj të pjekjes?

Në Kosovë, sigurisht që do të shijojmë edhe një makiato tjetër!”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë.