Ambasadorët e QUINT-it dalin nga takimi me VV e LDK

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it të cilët kanë qenë në takim me zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjës Vetëvendosje, kanë dalë nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Ata janë deklaruar shkurt para mediave duke thënë se nuk kanë dhënë kurrfar këshillash, por nëpërmjet një deklaratë për media në mesditë kanë thënë se nuk përzihen në punën e krijimit të qeverisë./IndeksOnline/