Ambasadori amerikan mbështet seancën e nesërme për mocionin ndaj Qeverisë Kurti

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett ka deklaruar se mirëpret me kënaqësi të shoh nesër seancën e Kuvendit të Kosovës.

Kosnett në Twitter ka shkruar se është i kënaqur që Kuvendi i Kosovës të mban seancën për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se edhe kryeministrit Kurti i ka deklaruar se është me rëndësi që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën e vendit.

“Jam i kënaqur që Kuvendi do të mbajë seancën e votimit të mosbesimit nesër.

Siç i kam thënë edhe Kryeministrit sot, është me rëndësi për Kuvendin dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektohet Kushtetuta.

“, ka shkruar Kosnett, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se raportet e kryeministri Albin Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin në një fazë kritike pasi ky i fundit nuk po i dëgjonte për heqjen e taksës dhe fillimin e dialogut me Serbinë, kërkesa këto që vet Kurti kishte deklaruar para zyrtarëve amerikanë se do t’i plotësonte.

Po ashtu edhe i dërguari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka deklaruar shumë qartë se kryeministri Albin Kurti po gabon rëndë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kërkesave të saj.//gazetametro.net