Amir Hoxha jep dorëheqje nga detyra e policit

Ish-zyrtari policor, Amir Hoxha, i cili u suspendua nga detyra prej Policisë së Kosovës, ka konfirmuar dorëheqjen.

Hoxha një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes ‘Facebook’-ut të tij.

“Zyrtarisht nuk jam më polic!!!”, ka shkruar Hoxha në postim.

Hoxha u suspendua pasi i njëjti kritikoi në mënyrë publike shpenzimet e deputetëve, duke shprehur pakënaqësitë e tij për mospagesën e shujtave për policët.

Njoftimin për suspendim e kishte bërë vetë Amir Hoxha.

Edhe pse i njëjti në fillim deklaroi se suspendimi ishte për tri ditë, situata në këtë rast mori krejtësisht kahje tjetër.

Amir Hoxha pati thënë se suspendimi erdhi me pretekstin se ai kishte kryer veprën penale apo shkelje të rëndë disiplinore./Lajmi.net/