Ana Kabashi me fustan të shkurtër ngrit temperaturat në mes të rrugës

Artistja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh publikon imazhe e video të ndryshme me fansat duke mos munguar as me poza nga përditshmëria e daljet e zakonshme.

Autorja e hitit “Dashni” edhe kësaj radhe ka siguruar që të jetë në qendër të vëmendjes me postimet e reja që ka publikuar.

Bukuroshja nga Peja vjen atraktive në një fustan të bardhë të shkurtër me dekolte të hapur.

“E fejuar me fatin tim”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre fotografive.