Web Analytics
BallinaSHOWBIZAna Kabashi pjesë e “Big Brother Kosova VIP”?

Ana Kabashi pjesë e “Big Brother Kosova VIP”?

Ana Kabashi është këngëtare dhe autore këngësh e njohur. Ndonëse talentin e saj artistik e solli përmes spektaklit “The Voice of Albania”, Ana Kabashi angazhimin e saj në këtë drejtim nuk e nisi me këtë spektakël.

Lidhja e saj me këngën është shumë më e hershme, ani pse sipas këngëtares ‘The Voice…’ ishte një shtytje e madhe drejt karrierës artistike të saj.

Ajo po punon fort rreth muzikës ne mbrëmjeve të shumta ‘live’ nëpër qytete të ndryshme në Kosovë.

Por nuk do të jenë vetëm mbrëmjet ‘live’ ato që do ta sjellin si këngëtare Anën.

Ajo tashmë është duke punuar edhe në projekte të reja të cilat do ta sjellin më afër publikut mjeshtërinë e saj në të kënduar.

“Jam duke punuar edhe rreth këngëve të reja. Kam krijuar lidhje shumë të mira me disa kompozitor në Shqipëri, kështu që tash jam duke punuar rreth krijimeve artistike me ta”.

Tani po afrohet data e fillimit të shout real “Big Brother Kosova VIP”, që siç po thuhet do të nisë në fund të këtij muaji.

Pres se është paralajmëruar fillimi i këtij formati në Kosovë, kanë nisur përflitej në lidhje me personazhet e mundshëm që do të jenë pjesë e shtëpisë.

Produksioni deri më tani ka zgjedhur që personazhet ti prezantoj indirekt përmes thënieve të tyre.

Përtej kësaj, shumë emra konkret janë lakuar, ndër ta edhe ai i këngëtares kosovare Ana Kabashi./Kosovarja/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit