Ana Maria Markovic konsiderohet futbollistja më e bukur në botë

Ana Maria Markovic, pjesëtare e ekipit përfaqësuese të Kroacisë, është etiketuar si futbollistja më e bukur në botë.

Mirëpo në një prononcim për 20min, 22-vjeçarja ka thënë se i pëlqen që e konsiderojnë të bukur, mirëpo nuk dëshiron të etiketohet femra ‘më terheqese’ e futbollit, pasi që merr mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme nga meshkujt.

Bukuroshja është duke e ndërtuar karrierën futbollistike te klubi zviceran, Grasshoppers, ku luan nga viti 2020, ndërsa është e rregullt me postimet atraktive në Instagram, ku aktualisht ndiqet nga më shumë se 624 mijë fansa.

“Më kanë pëlqyer artikujt që më quanin futbollisten më të bukur ose njërën nga më të bukurat, sepse gëzohem kur dëgjoj se jam e bukur”.

 

“Por, pastaj u paraqitën tituj gazetash, në të cilat më përshkruanin si futbollisten më terheqese. Kjo nuk më ka pëlqyer. Po ashtu, edhe për shkak të familjes time. Mendoj se duhet pasur kujdes çfarë shkruani për njerëzit”.

“Pas kësaj, shumë njerëz më shkruanin duke u shtirur sikur ishin menaxherë, ndërsa unë e dija saktësisht se çfarë duan nga unë. Ata nuk më kanë parë kurrë duke luajtur futboll dhe më shikojnë vetëm nga jashtë. Më duket për keqardhje”, është shprehur bukuroshja./telefgrafi