Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, duhet të nis krijimin e qeverisë së re, pa e zvarritur më tutje këtë çështje, sepse bllokimi i këtij procesit do të shkojë në dëm të tyre.

Kështu të paktën vlerësojnë njohësin e çështjeve politike në vend.

Analisti Imer Mushkolaj, në një pronocnim për “Gazeta Blic” theksoi se tashmë LVV dhe LDK janë pajtuar për parimet keyesore, dhe mbetetv vetëm ndarja e përgjegjësive në qeverisjen e re.

“Nuk ka asnjë arsye që të zvarritet krijimi i qeverisë së re.

Nëse ndonjera nga partite qëllimshëm bllokon procesin, atëherë kjo do të shkojë në dem të vetë asaj partie.

Mbetet të shihet se si do të koordinohen pastaj në çështje të rëndësishme si dialogu dhe luftimi i korrupsionit”, u shpreh ai.

Në anën tjetër edhe analisti Ismail Tasholli, konsideron se koalicioni dnërmjet LVV dhe LDK-së është më tepër nevojë e këtyre subjekteve politike, e jo parimeve.

“Në kontekstin e rezultateve që dolën nga këto zgjedhje, koalicioni në mes VV e LDK është nevojë politike e këtyre subjekteve e jo parim.

Edhe marrëveshjet në mes këtyre subjekteve për të qeverisur me vendin do të ndërtohen mbi premisen e domosdoshmërisë, pasi që nuk kemi një fitues absolut që do të mundte me kollajllak ta bënte, në rastin më të mirë, vet qeverinë”, tha Tasholli.

Ndryshe, nga sot LVV dhe LDK kanë planifikuar të angazhojnë edhe grupet e tyre punuese për definimin e marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re.

Në takimin që e zhvilluan dje, krerët e dy partive Albin Kurti dhe Besnik Bislimi nga LVV dhe Isa Mustafa e Vjosa Osmani nga LDK, zhvilluan dje takimin e parë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, për të diskutuar për formimin e qeverisë, për çka treguan vullnet për bashkëpunim në këtë aspekt.