Analisti i VV-së: Avdullah Hoti, person që nuk mund ta nxjerrë macën prej përsheshit

Krenar Shala thotë se Avdullah Hoti është një personalitet që s’mundet me heq macën prej përsheshit.

“Është personalitet që nuk ka mundësi me hjekë macën prej përsheshit.

Është plan i Presidentit”, ka thënë Shala në infomagazinë.

Shala i cili flet me militantizëm për partinë e Vetëvendosjes, u ndërpre nga autori i emisionit, i cili i tha se po ‘flet si zoti Albin Kurti’.

Shala ka thënë se protestat mund të mbahen me kamionë e vetura.

“Protesta madhështore kanë me ndodhë dhe besoj që duhet të ndodhin.

Tash pandemia ka kriju hapësirë e metoda të ndryshme për me protestu.

Për shembull mund të protestohet me vetura me kamiona”, ka thënë Shala./Periskopi.