Ananasi është një frut tropikal i cili ka shumë veti të mira ushqyese.

Fruti ananas përmban shumëllojshmëri vitaminash në lëngun e tij.

Lëngu i ananasit përmban një shumëllojshmëri të vitaminave dhe mineraleve, përfshirë vitaminën B6, magnezin, kaliumin.

Ai përmbush mbi 63 për qind të nevojës ditore për mangan, 9 për qind të nevojës ditore për bakër, dhe në të njëjtën kohë furnizimin e trupit me kalcium, hekur dhe fosfor.

Ananasi është gjithashtu një burim i mirë i vitaminës C, beta karotenit, fibrave të tretshme dhe të patretshme.

Hulumtimet kanë treguar që konsumimi i përditshëm i lëngut të ananasit mund të zvogëlojë rrezikun e një sërë sëmundjesh.

Parandalimi i kancerit

Falë vitaminës C dhe beta-karotenit, ai ka veti të shkëlqyera antioksiduese.

Ananasi ndihmon në uljen e niveleve të radikalëve të lirë që mund të shkaktojnë dëme të mëdha në qelizat dhe ADN-në.

Forcon imunitetin

Vitamina C rrit imunitetin dhe mbron nga bakteret, viruset dhe kërpudhat.

Ananasi është një burim i shkëlqyeshëm i bromelinës, një përbërës që ndihmon trupin të mbrohet kundër një sërë infeksionesh dhe mund të ndihmojë gjatë stinës së gripit dhe të ftohtit.

Parandalimi i mpiksjes së gjakut

Ananasi zvogëlon rrezikun e mpiksjes së gjakut.

Personat që janë në rrezik të shtuar nga mpiksja e gjakut sigurisht që duhet të fillojnë të marrin çdo ditë lëng ananasi, në konsultim me mjekun.

Zvogëlon rrezikun e osteoporozës

Për shkak të përmbajtjes së lartë të manganit, ananasi mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të osteoporozës.

Vetëm një filxhan ananas është e mjaftueshme për të sjellë sa më shumë që 73% të dozës së rekomanduar ditore të manganit.