Anastasiya ‘ngrit’ temperaturat me këtë paraqitje

Bukuroshja superseksi me prejardhje ruse Anastasiya Kvitko, njihet për linjat e saj me të cilat po i bën një konkurrencë të fortë yllit Kim Kardashian.

24 vjeçarja që karrierën e saj po e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është vazhdimisht në qendër të vëmendjes shkaku i formave të saj si dhe bukurisë që ka.

Nuk ka se si të mos bie në sy edhe paraqitja e saj e fundit në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka po.zuar mjaft e ‘nxehtë’ duke theksuar format e përthyera me të cilat ka bërë për vete miliona fansa nëpër botë.