Carlo Ancelotti dha konferencën e zakonshme për shtyp përpara ndeshjes së La Liga-s ndaj Celta Vigo në “Bernabéu”, me start orën 14:00. Trajneri i njohur ishte në fokus të mediave, sidomos pas vizitës së tij të kësaj jave në Londër për të negociuar me kombëtaren braziliane. Edhe ndaj kësaj teme, Ancelotti ishte i rezervuar, duke e bërë të qartë se do të mbahet sekret deri në datën 25 maj, kur pritet që të zhvillohet shkëputja e tij nga klubi madrilen.
Ancelotti e vlerësoi Celta Vigo si një skuadër të fortë dhe të organizuar, duke thënë se ata e kanë përgatitur mirë ndeshjen. “E kemi pasur një javë të mirë për të punuar dhe nuk e kemi marrë lehtë këtë ndeshje. Ne jemi në garë për titullin dhe çdo fitore është maksimale për ne”, tha ai.
Këmbëngulja e Ancelottit për të mbajtur fokusin te puna dhe ekipin vjen në përballje me shumë pyetje rreth të ardhmes së tij. “Kam shumë dashuri për Real Madrid, për lojtarët dhe tifozët. Por, për të ardhmen time, nuk do të flas para datës 25 maj”, shpjegoi ai në përgjigje të interesit të mediave mbi angazhimin e tij me Brazilin.
Ancelotti theksoi gjithashtu rëndësinë e përqasjes pozitive dhe përqendrimit në ndeshjet e mbetura: “I gjithë ekipi është i fokusuar te ndeshja ndaj Celta Vigo dhe ne e dimë se cilat janë sfidat tona. Jemi të prirur të luftojmë deri në fund për titullin, pavarësisht mungesave të cilat kemi pasur”, theksoi ai.
Një temë tjetër e rëndësishme për trajnerin ishte përballja me Florentinon pas humbjes së Kupës, ku ai shprehu mbështetje për ekipin: “Ishimtë një ekip i mrekullueshëm gjatë sezonit dhe e dhanë maksimumin në finale. Nuk ka asnjë kritikë për ta – ata meritojnë përkrahje”, u shpreh ai.
Rreth lojtarëve, Ancelotti dha dritë mbi mundësitë për të rikthyer Vallejon në formacion: “Po, ai ka më shumë mundësi për të luajtur në këtë ndeshje. Ne kemi nevojë për çdo lojtar në këtë periudhë kritike”.
Pjesa tjetër e konferencës ishte një diskutim mbi sfidat e sezonit aktual, që Ancelotti e përshkroi si më të vështirë në aspektin profesional. “Pas një sezoni të shkëlqyer, këto vështirësi janë të papritura. Megjithatë, ne ende kemi ndeshje për të luajtur dhe gjithçka mund të ndodhë. Fitorja në 5 ndeshjet e mbetura mund ta ndryshojë gjithçka”, tha ai.
Ancelotti përfundoi me një deklaratë optimiste mbi të ardhmen dhe lamtumirën e tij nga Reali. “Nuk do të zbuloj si e imagjinoj lamtumirën time, sepse nuk e di se çfarë do të ndodhi. Por, çfarëdo që të ndodhë, do të jetë një lamtumirë fantastike. Kam pasur një raport të shkëlqyer me klubin dhe tifozët”, nënvizoi ai.