Andi bëhet mollë sherri në lidhjen e Atdheut me Saren?

Atdhe Xharavina ka konfirmuar ndarjen nga Sara Malaj.

Në një postim në Instastory Atdheu shkruan se ai dhe Sara nuk janë më bashkë dhe flet për dikë të cilin dikur e quante vëlla e sipas tij ia ka punuar pas shpine.

Menjëherë kanë nisur dyshimet se bëhet fjalë për Andin, pasi ai dhe Atdheu e quanin veten vëllezër dhe për më tepër pas ndarjes nga Sara, Andi e Atdheu nuk ndiqen më në rrjete sociale.

Ndërsa më pas, ai ka postuar edhe një listë me emrat që mban shoqëri akoma dhe se janë personat që do ketë respekt gjithmonë për ta, përveq Antoneles dhe Andit.

Ndërkohë Sara mbrëmjen e djeshme ka qenë në shoqërinë e Andit dhe vëllait të tij, ç’ka i shton më shumë dyshimet se Atdheu po flet për Andin në statusin e tij.