Andi e pranon, kam simpati të veçantë për Melisën

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Shehu, ka folur për herë të parë në një intervistë që pas publikimit të fotografive të Beartit me Tean, me të cilën kishte dal çift nga programi.

Gjatë kësaj jave janë shfaqur disa foto në të cilat sjellin dyshimet se Andi dhe konkurrentja Melisa e cila është ende në emision, mund të kenë një lidhje jashtë këtij formati.

Ishte Fationi në fillim i cili kishte refuzuar të dilte më me Melisën dhe e kishte ak.uzuar se ajo kishte lidhje me një person tjetër gjatë kohës që këta të dy po njiheshin.

Ndërsa ishte edhe ish-konkurrentja Shqipja e cila tha se dyshja janë duke bashkëjetuar dhe se Melisa e kishte përdorur Fationin vetëm për lojë.

Por, Andi gjatë intervistës ne “Roped with Olsi” tregoi shumë gjëra nga jeta e tij private dhe për ngjarjen  e Teas të cilat nuk janë thënë ndonjëherë, gjithashtu ai foli edhe për Melisën.

Melisën e kam shumë shoqe, kam shumë respekt për Melisën edhe do i thoja shumë suksese në jetë se ka për të ecë shumë para”, tha fillimisht ai.

Kam simpati të veçantë për Melisën, me të thënë të drejtën edhe mbasi kam dal nga emisioni jam takuar 2/3 herë, më ka ardhur te Cataleya për respekt dhe më duket shumë gocë e mirë dhe me iniciativa të larta”, shtoi Andi.

Ishte vetë Melisa ajo që i kishte hedhur poshtë të gjitha ak.uzat për një lidhje të mundshme gjatë kohës që në emision shfaqeshin disa foto nga vende të ngjashme./Express/