Andi poston foto me Melisen: Me ty ndihem kaq plot e shtrenjta ime!…

Andi dhe Melisa tashmë kanë konfirmuar lidhjen e tyre.

Edhe pse u përfolën gjatë për lidhje të mundshme ata vendosen të mos e bëjnë publike deri pas videoklipit të këngës së Melises ku Andi ishte protagonist dhe kishin edhe skenë të puthjes.

Pas kësaj Melisa vendosi të postoj një foto me Andin ku edhe tregoi fjalet e dashurisë për të e që Andi i komentoi në të njëjtën mënyrë duke mos lënë vend për dyshime.

Por së fundmi është Andi ai që postoi një foto me Melisën dhe vëmendjen e mori edhe shkrimi ”Me ty ndihem kaq plot e shtrenjta ime” ishte mbishkrimi i fotografisë./Infokosova/