Web Analytics
BallinaAnëtari i LDK-së, i quan sjellje fëmijërore deklarimet e Kurtit

Anëtari i LDK-së, i quan sjellje fëmijërore deklarimet e Kurtit

Ish- anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Florian Dushi, ka komentuar video-deklarimin e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku ka prezantuar emrat për ministra, ndërsa i ka kërkuar LDK-së t’i propozojë edhe ajo pesë emra.

Dushi që ishte edhe kandidat për deputet i LDK-së ka thënë se situata po vazhdon të komplikohet pas sjelljeve të VV-së.

“Përmes sjelljeve fëmijërore po vazhdon të komplikohet situata, ndërkohë që vendi ka nevojë urgjente për një qeveri ndryshe dhe veprime të pjekura e qasje serioze ndaj problemeve të shumta të qytetarëve tanë!”, ka shkruar Dushi në profilin e tij në Facebook.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit