Anëtari i PDK’së futet brenda tubimit të VV’së

Një anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec është futur në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet.

Ai në fillim të fjalës së tij ka treguar se është përshëndetur me të gjithë me shumë respekt, duke treguar se është anëtar i PDK’së.

Këtij anëtari të PDK’së duket se i ka mbetur hatri më një bashkëqytetar me të cilin kanë qenë edhe bashkë partiak por që tashmë ka dalë në Vetëvendosje.

Në fjalën e tij ky qytetar i Rahovecit thotë se ky person që ka dalë në Lëvizjen Vetëvendosje mund të flasë vetëm për programin e partisë që drejton Kurti, derisa për luftën dhe tjerat ka kush flet./kosovarja