Angela Martini i thotë vjehrrit: U martova me djalin tënd për paratë tua

Modelja shkodrane Angela Martini është bërë pjesë e aplikacionit “TikTok” dhe ka publikuar videon e parë.

Ajo është vendosur në rolin e Lorelei Lee në filmin “Gentleman Prefer Blondes”, ku aktorja është në rolin e Marilyn Monroe.

Në këtë video modelja komunikon me babanë e djalit me të cilin do të martohet, duke ia shprehur hapur se po martohet për paratë e tij.

Babai i djalit: Mund ta bindësh atë idiot që e do, por nuk më bind dot mua.

Angela: Shumë keq sepse unë e dua atë.

Babai i djalit: Sigurisht për paratë e tij.

Angela: Jo, sinqerisht.

Babai i djalit: Për çfarë doni të martoheni atëherë me të?

“Unë dua të martohem me atë për paratë tuaja”, thotë Angela, nën zërin e Marilyn.