Angela Merkel rezulton negative dhe në testin e tretë për Covid-19

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka rezultuar negative edhe në testin e tretë për Covid-19.

Megjithatë ajo do të vazhdojë të qëndrojë në karantinë edhe për disa ditë, sipas zëdhënësit Seibert.

Merkel ka qëndruar në karantinë që prej 22 marsit pasi pati kontakte me një mjek i cili rezultoi pozitiv me koronavirus.

“Testi i tretë doli sërish negative për kancelaren.

Merkel do të vazhdojë të kryjë detyrat qeveritare nga shtëpia e saj në ditët e ardhshme,” tha zëdhënësi Steffen Seibert në një deklaratë.

Megjithëse e izoluar në shtëpinë e saj, Merkel ka mbajtur takime qeveritare përmes video konferencave./Ora News.tv/