Një anije me pasagjer në Norvegji duke lundruar ka pësuar prishje në motorin e saj, shkruan “InfoKosova”.

Akoma nuk është bërë e ditur se e cilës kompani është kjo anije, por në pamje shihen pasagjerët të cilët i ka kapluar paniku.

Anija ka pësuar prishje në motorin e saj si duket dhe më pas e ka humbur kontrollin, një pamje e cila gjason me atë të termeteve që bëhen në tokë.

Në pamjet e siguruara nga “InfoKosova” shihen pasagjerët që e përjetojnë tmerrin me sytë e tyre tek sa anija donte të fundosej në ujërat e detit.

Ky dështim i motorit të kësaj pjese të anijes, është shkaktuar si pasojë e erërave të forta.

Në disa raste shihet edhe pjesa e epërme e tavanit duke rënë mbi pasagjerët./InfoKosova/

Shiko Videon: