Anita Haradinaj bën thirrje: Ta injorojmë politikën, vetëm njëherë në jetë të merremi me shëndetin tonë

Mbrëmë në Kosovë janë shënuar 26 raste të reja të personave të infektuar me coronavirus, duke çuar kështu në 61 numrin e tyre.

Për shkak të gjendjes së tillë në vend, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa preventive ndaj përhapjes së pandemisë COVID-19, duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve, në intervalin prej orës 10:00 deri në 16:00 dhe prej orës 20:00 deri në 06:00.

Marrë parasysh situatën, një mesazh inkurajues së fundmi për ndjekësit e saj e ka dërguar edhe prezantuesja e njohur Anita Muçaj- Haradinaj.

Ajo u bën thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë të evitimit të këtij virusi vdekjeprurës dhe thotë se këtë kohë është mirë ta injorojmë politikën.