Web Analytics
BallinaSHOWBIZAnita tregon se a po bëhet Ramushi xheloz për pjesëmarrjen në “Dance...

Anita tregon se a po bëhet Ramushi xheloz për pjesëmarrjen në “Dance With Me”

Prezantuesja shqiptare, Anita Muçaj – Haradinaj, është bërë tashmë pjesë e spektaklit “Dance With Me”.

Ajo po vazhdon të befasojë jurinë me paraqitjen, ndërkohë që këtë kohë ka marrë komplimente të shumta për energjinë dhe pozitivitetin që përcjell.

Derisa ditë më parë u pyet se si e lejoi bashkëshorti të marrë pjesë në një shou të tillë, spikerja e lajmeve këtë herë e potencoi sërish se nuk është xheloz.

Në puntatën e radhës të “Dance With Me”, Haradinaj tha që partneri i saj, politikani Ramush Haradinaj, nuk është i tillë pasi po të ishte nuk do ta prekte këtë skenë.

“Po të ishte ai xheloz unë nuk do të isha këtu dhe po të isha unë xheloze nuk do ia kisha dhënë gjithë jetën atij, kështu që bëje balansin vetë tani”, shtoi biondja.

Çifti ndërkaq janë të martuar prej shumë vitesh dhe kanë bashkë tre fëmijë.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit