Anton Quni del në foto para një qerreje të vjetër, ia dërgon një mesazh LDK’së

Anëtari i kryesisë, Anton Quni ka publikuar një fotografi ku shihet pranë një qerreje të vjetër, ku thotë që ajo nxit kujtime të bukura por është e papërdorshme.

Përmes kësaj ai jep edhe një mesazh të rëndësishëm subjektit politik të cilin ai e përfaqëson.

“Mos të lejojmë që LDK-ja të bëhet “relikt”.

Fati i Kosovës është i lidhur ngushtë me fatin e LDK-së“, u shpreh Quni.

Quni, e ka konfirmuar ekskluzivisht në T7, se do jetë kandidat për kryetar të LDK’së.

Ai ka qenë i pari i cili e ka pranuar publikisht një gjë të tillë.

Për kryetar të këtij subjekti, janë përmendur edhe emrat, si: Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Melihate Termkolli e Lumir Abdixhiku. /Express/