Antonela shpërthen në lot dhe bën rrëfimin prekës: Babai na thoshte se do na vr*ste…

E kemi parë gjithmonë si një vajzë të fortë dhe pa komplekse Antonelën në “PërPuthen”, por duket se atë e kanë berë më të fortë pikërisht ato që ka kaluar në jetë.

Në “PërPuthen” Prime, pasi situata u tensionua në studio dhe të gjithë filluan të bërtisnin, Antonela filloj në të qara duke thënë se nuk i duronte dot të bërtiturat.

Sot ajo ka sqaruar se ajo skenë i kishte ardhur në kujtesë disa situata që ka përjetuar në familje, Antonela tregoj se babai i saj e r*ahte të ëmën dhe se u detyruan të iknin në Itali, pasi ai i k*rcënonte se do t’i privonte nga jeta.

“U preka se mu kujtuan disa situata që kam kaluar unë në familje.

Mu kujtua babi që nuk jeton më, atë rrëmujën që na bënte në shtëpi gjithmonë, mua familjes mamit dhe mundohem të jem e qeshur sepse nuk dua t’i kujtoj ato gjëra, situata këtu më kujtonte atë, kur ishim të gjithë duke bërtitur dhe e humba.

Më kujtohen shumë skena, sa herë ka r*ahur nënën.

Më kujtohet natën e fundit kur na ka nxjerrë nga shtëpia.

Kemi shkuar në Itali sepse ai na kër.cënonte se donte të na privonte nga jeta.

Kemi shkuar atje vetëm me një veshje në trup.

Kishim një vit në Itali, kur dikush më shkruan në Facebook ngushëllime për babain.

Ai kishte humbur jetën.

Unë e kam parë babain gati duke e mb.ytur nënën dhe unë nuk mund të bëja dot gjë”, tha ajo./blic