Antonela tregon disa sekrete nga Big Brother, flet për ndarjen e Donaldit me Trixën

Ndonëse “Big Brother VIP” ka muaj që ka mbaruar, ish-banorët e tij zgjojnë gjithmonë kureshtje me deklaratat e tyre, së fundmi, ka qenë Antonela Berisha, ajo që ka bërë “lëmsh” rrjetin.

Gjatë një interviste në “Wake up”, ish-banorja ka folur miqësitë e krijuara brenda shtëpisë së famshme, ajo ka marrë shembullin e Einxhelit dhe Beniadës, të cilat sipas saj dikur betoheshin për njëra-tjetrën, ndërsa sot nuk flasin.

Sakaq, Antonela ka zbuluar se ka ruajtur marrëdhëniet me Monikën, teksa e ka cilësuar një “lajm te papritur” ndarjen e Donaldit nga Beatrixës.

“Kam njohur Monikën edhe pse ishte e lidhur me Arjolën aty brenda. Me Monikën jam takuar edhe jashtë. Unë i prisja këto komentet për miqësitë që janë bërë nëpër rrjet. Jam shumë e habitur për miqësinë e Beniadës dhe Einxhel, ato bënin be në kokën e njëra-tjetrës. Edhe ndarja e Donaldit me Beatrix ishte një lajm i papritur. Më futen dyshime, nuk paskam kuptuar asgjë”, tha Antonela.