Anulimi i festivalit “Sunny Hill”, vjen reagimi i Dua Lipës

Dua Lipa konfirmon zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila njëherësh ishte e përfshirë në organizimin e “Sunny Hill” ka reaguar pas anulimit të festivalit.

Kjo pas zhvendosjes së tij në Tiranë, për shkak të zvarritjes së përgjigjes nga Ministria e Administrimit Publik për dhënien e pronës.

Ajo ka ripostuar një fotografi të faqes zyrtare të “Sunny Hill” në InstaStory, ku u zbulua se festivali do të zhvendoset në Tiranë, egjithatë, krijuesja e hitit “Levitating” nuk ka bërë asnjë koment tjetër në lidhje me këtë.

Nga ana tjetër, babai i këngëtares, themeluesi i “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, u shpreh i dëshpëruar teksa ia ka dedikuar edhe një letër krerëve të shtetit.

“Sunny Hill” ishte paraparë të mbahej më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në një lokacion të ri, Bernicë.

Ngjarja më e madhe kulturore pritej të kthehej pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë.