Arbana e lumtur e nis ditën me Eduart Grishaj

Si është ta nisësh ditën mbarë e mirë?

Një kafe të ngrohtë, në shoqërinë e personit të zemrës. Kaq thjeshtë.

Ndaj edhe për Arbanën ky mëngjes ishte i ëmbël, nën shoqërinë e Eduartit.

Së fundmi, çifti është kudo bashkë, ku përveçse në punë, ku bashkëpunojnë për programin “Dua të të bëj të lumtur”, edhe udhëtimet tashmë bëhen gjithmonë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kështu përveç mëngjesit, edhe ditët bëhen më të ëmbla.